Ndërlidhjet

Bosnjë: 34 minatorë të bllokuar nën tokë


Raspotoçje, Zenicë

Raspotoçje, Zenicë

Tridhjetekatër minatorë janë bllokuar brenda një miniere të qymyrit në pjesën qendrore të Bosnjës, si pasojë e një shpërthimi.

Autoritetet konfirmojnë se minatorët janë gjallë dhe se tani për tani kanë ajër.

Incidenti ka ndodhur në minierën Raspotoçje, pranë qytetit Zenica.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në shpëtimin e minatorëve.

Ata janë të bllokuar rreth 500 metra nën tokë.

XS
SM
MD
LG