Ndërlidhjet

Jahjaga: Duhet ta ndalim korrupsionin


Atifete Jahjaga, president of Kosovo
Atifete Jahjaga, president of Kosovo

Sot në Prishtinë është mbajtur konferenca “Vlerësimi i zbatimit të planit të veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial për luftimin e korrupsionit”.

Konferenca është hapur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe diplomatë të huajë, të akredituar në Kosovë, dhe zyrtarë të tjerë të vendit.

“Ka shumë kohë që shoqëria në Kosovë ka dëgjuar prej nesh, qoftë udhëheqës të institucioneve të shtetit, por edhe prej jush mekanizma të thirrur për luftimin e këtyre fenomeneve, zotime për tolerancën zero ndaj korrupsionit”.

“Korrupsioni dëmton proceset demokratike dhe në veçanti godet sundimin e ligjit. Korrupsioni e prek cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, shkatërron qelizat kryesore të shoqërisë dhe çon drejt fenomeneve të tjera të rrezikshme.

“Ai gjithashtu mund të godasë rëndë edhe vlerat më të rëndësishme të saj. Dhe prandaj, duhet ta ndalim!”, ka thënë, pos tjerash, Jahjaga.

XS
SM
MD
LG