Ndërlidhjet

Nisin bisedimet për armëpushim në Ukrainë


Minsk, 5 shtator 2014.
Minsk, 5 shtator 2014.

Bisedimet që përfshijnë përfaqësues të Qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë kanë nisur në Minsk të Bjellorusisë.

Bisedimet, që ndiqen edhe nga zyrtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në lindje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe liderët separatistë kanë thënë se janë të gatshëm për armëpushim nëse arrihet marrëveshje për një plan që do t’i jepte fund konfliktit pesëmujor.

Bisedimet pasojnë një bisedë telefonike midis Poroshenkos dhe presidentit rus, Vladimir Putin, më 3 shtator, gjatë së cilës ata kanë diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund konfliktit që ka vrarë mbi 2,600 njerëz qysh në muajin prill.

XS
SM
MD
LG