Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Kinës shtyn vizitën në Pakistan


Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Vizita e parë presidenciale e udhëheqësit kinez, Xi Jinping, në Pakistan është shtyrë për shkak të krizës politike në vendin e Azisë Jugore.

Kryeministri i Pakstanit, Nawaz Sharif, ka shkruar në Twitter se vizita e Xisë është shtyrë dhe për këtë ka fajësuar protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij qysh në mes të gushtit.

Tre protestues janë vrarë në përleshjet me policinë në Islamabad më 30 gusht.

Xi pritej të vizitonte Pakistanin në mes të shtatorit.

XS
SM
MD
LG