Ndërlidhjet

Kerry dhe Cameron për militantët e Shtetit Islamik


Uells, Britani

Uells, Britani

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka thënë se udhëheqësit e NATO-s duhet të dënojnë “aktet barbare dhe të neveritshme”, të kryera nga militantët e Shtetit Islamik.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë thirrje për një plan për të luftuar organizatën militante.

Kerry dhe Cameron i kanë bërë këto komente gjatë samitit të NATO-s në Uells.

Luftëtarët e Shtetit Islamik që kanë pushtuar shumë pjesë të Irakut dhe Sirisë, akuzohen për ekzekutimin e qindra ushtarëve irakianë dhe për kryerjen e abuzimeve masive kundër pakicave fetare dhe etnike.

XS
SM
MD
LG