Ndërlidhjet

logo-print

NATO pajtohet për “përgjigje të shpejtë” ndaj Rusisë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se liderët e aleancës kanë miratuar një përgjigje të shpejtë, për të trajtuar kërcënimin e agresionit rus.

Rasmussen i ka bërë këto deklarata gjatë samitit dyditor të NATO-s në Uells, i cili është dominuar nga kriza në Ukrainë.

Ai ka thënë se përgjigjja e shpejtë do t’i lejojë NATO-s të ruajë praninë e vazhdueshme në pjesët lindore të Aleancës, në bazë rotacioni.

NATO-ja ka akuzuar Rusinë se ka dërguar mijëra trupa dhe tanke në territorin e Ukrainës – akuza që hidhen poshtë nga Moska.

XS
SM
MD
LG