Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshja për armëpushim në Ukrainë


Minsk, 5 shtator 2014
Minsk, 5 shtator 2014

Agjencia Interfax citon burime të afërta të saj të kenë thënë se përfaqësuesit e Ukrainës dhe të rebelëve pro-rusë kanë nënshkruar marrëveshje për armëpushim, e cila do të hyjë në fuqi sot në orën 17:00.

“Protokolli ka 14 pika që përfshijnë të gjitha aspektet e monitorimit, shkëmbimet e të burgosurve dhe çështje të tjera”, ka thënë ky burim.

Palët janë takuar në Minsk të Bjellorusisë, me ndërmjetësimin e OSBE-së.

AFP citon kryeministrin e Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, të ketë thënë se armëpushimi duhet të ketë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për të funksionuar.

XS
SM
MD
LG