Ndërlidhjet

Familja kroate e pengut britanik nën mbrojtje të policisë


Zagreb

Zagreb

Familja kroate e David Haines, pengut britanik që po mbahet nga militantët e Shtetit Islamik, është nën mbrojtje policore 24 orë, raporton Sky News.

Haines, i cili ka gruan dhe një vajzë 5 vjeçe në Zagreb, është kërcënuar me vdekje në një video të publikuar së fundi.

Videoja në fjalë ka paraqitur edhe vrasjen e gazetarit amerikan, Steven Sotloff, me prerje koke, nga militantët e Shtetit Islamik.

Haines, punëtor i ndihmës, është marrë nga një kamp refugjatësh pranë kufirit të Sirisë me Turqinë, në mars të vitit 2013.

Ai ka punuar për disa agjenci të ndihmës në disa vende problematike të botës, përfshirë Libinë dhe Sudanin Jugor.

Haines ka po ashtu një vajzë në Skoci nga një martesë e mëparshme.

XS
SM
MD
LG