Ndërlidhjet

Daçiq dhe Manco flasin për integrimin e Serbisë në BE


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka takuar sot në Beograd ambasadorin e Italisë, Guseppe Manco, ku kanë diskutuar për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Takimi ka ndodhur pak ditë para se Beogradin të vizitojë Komiteti Evropian për zgjerim, i përbërë nga 28 vendet anëtare të BE-së, të cilët do të qëndrojnë në Serbi nga 10 deri më 12 shtator.

Manco ka falënderuar ministrin Daçiq për përgatitjet shtetërore që po bëhen në pritje të Komitetit Evropian për Zgjerim.

XS
SM
MD
LG