Ndërlidhjet

Moska kërkon zbatimin e plotë të armëpushimit


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Moska ka kërkuar që marrëveshja e arritur sot në Minsk mes Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë të zbatohet ‘pikë për pikë’, ka thënë sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov.

“Moska shpreson dhe kërkon që të dyja palët të zbatojnë në përpikshmëri marrëveshjen, dhe se bisedimet për të gjetur një zgjidhje të përheshme për Ukrainën të vazhdojnë”, është shprehur ai.

Ndërsa ka shtuar se Rusia e përshëndet marrëveshjen e nënshkruar.

Separatistët pro-rusë kanë nënshkruar sot në Minsk një marrëveshje me Kievin për të ndërprerë luftimet, e cila duhet të hynë në fuqi nga ora 18:00 të premtën (sot).

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko menjëherë ka kërkuar nga forcat shtetërore që të ndërpresin aktivitetet luftarake.

XS
SM
MD
LG