Ndërlidhjet

logo-print

Kanada dërgon trupa shtesë për të luftuar militantët e IS


Stephen Harper

Stephen Harper

Kanada ka vendosur që të dërgojë edhe disa dhjetëra ushtarë të shtetit në Irak, ka njoftuar sot kryeministri kanadez Stephen Harper.

Ai ka thënë se këtë vendim e kanë marrë për të ndihmuar forcat tjera, që të luftojnë militantët e Shtetit Islamik.

Vendimi ka ardhur pas një vizite që ka zhvilluar të mërkurën në Irak, Minsitri i Punëve të Jashme të Kanadës, Dzzonom Berdom.

Për momentin plani është që ky mision të zgjasë një muaj, por me mundësi që ajo të shtyhet edhe më tutje.

XS
SM
MD
LG