Ndërlidhjet

Obama: Do t'i shkatërrojmë organizatat ekstremiste Islamike


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka bërë të ditur se të gjithë anëtarët e NATO-s, janë pajtuar sot njëzëri, për nevojën e një aksioni emergjent kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik.

Obama këto komente i ka bërë pas përfundimit të samitit dy-ditor të NATOS-, në Uells të Britanisë.

Ai ka thënë se aleanca është pajtuar se ‘organizatat e egra islamike’ duhen shkatërruar.

“Jemi të vetëdijshëm që kjo nuk do të ndodh brenda një nate, por jemi në drejtim të duhur dhe do të arrijmë që të zhdukim këto organizata të Shtetit Islamik”, ka thënë Obama në një konferencë për media pas përfundimit të samitit.

XS
SM
MD
LG