Ndërlidhjet

Arrestohet guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani


Ilustrim
Ilustrim

Pasditen e së premtes, policia e Tiranës, me urdhër të Gjykatës së Rrethit, ka arrestuar guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dhe Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

Akuza e ngritur ndaj tyre është “shpërdorim detyre për mosveprim”, në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga dega e Emisionit të Monedhës.

Paraditen e së premtes u morën në pyetje dy anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, ndërsa pasdite Prokuroria i kërkoi gjykatës të merren në pyetje në kushtet e arrestit zoti Fullani dhe zonja Golemi.

XS
SM
MD
LG