Ndërlidhjet

Ukrainë: Armëpushimi po respektohet


Pamje e një pike të kontrollit nga ana e speratistëve në Donjeck të Ukrainës

Pamje e një pike të kontrollit nga ana e speratistëve në Donjeck të Ukrainës

Raportohet se separatistët prorusë dhe forcat qeveritare në pjesën lindore të Ukrainës, duket se po e respektojnë armëpushimin, që ka filluar dje në orën 18 sipas kohës lokale.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se tash është me rëndësi që të filloj puna në zgjidhjen aftagjate të konflikit, që ka filluar në muajin prill, dhe nga i cili janë vrarë më se 2600 vetë.

Separatistët thanë se marrëveshja për armëpushim nuk e ka ndryshuar politikën e tyre se dëshirojnë shkëputje nga Ukraina.

Vendet perëndimore, që e akuzojnë Rusinë se po i mbështet separatistët me ushtarë dhe armatim, ishin skeptike lidhur me marrëveshjen për armëpushim.

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat se është e përzier direkt në këtë konflikt.

XS
SM
MD
LG