Ndërlidhjet

logo-print

BE: Pajtueshmëri për sanksione të reja kundër Rusisë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për sanksione më të fuqishme kundër Rusisë, për shkak të rolit të saj në pjesën lindore të Ukrainës dhe këto masa duhet të implementohen më 8 shtator.

Diplomatët thonë se në sanksionet e reja, përfshihet një listë e zgjeruar e zyrtarëve rusë dhe ndalimi i udhëtimit në BE, pastaj bllokimi i pasurive, kufizime kreditore për kompanitë ruse dhe ndalim i eksportit për prodhime, që mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake.

Nga ana tjetër, diplomatët thonë se sanksionet mund të pezullohen nëse armëpushimi ndërmjet Kievit dhe separatistëve prorusë, i arritur dje më herët gjatë ditës, do të respektohet dhe nëse Moska i tërheq trupat e saj nga Ukraina.

XS
SM
MD
LG