Ndërlidhjet

Rusi: Do të reagohet, nëse implementohen sanksionet e BE-së


Pamje nga Moska
Pamje nga Moska

Ministria e jashtme e Rusisë ka tërhequr vëretjen se Moska do të reagojë nëse Bashkimi Evropian zbaton sanksione të reja kundër Rusisë, lidhur me rolin e saj në krizën në Ukrainë.

Në deklaratën e sotme, ministria ruse tha se nëse këto sanksione implementohen atëherë “pa dyshim do të ketë reagim nga ana jonë”.

Bashkimi Evropian ka thënë se sanksionet e reja do të implementohen të hënën.

Ministria e jashtme ruse thotë se sanksionet e reja të BE-së janë sinjal për mbështejte të “palës së luftës” në Kiev.

XS
SM
MD
LG