Ndërlidhjet

logo-print

KKSHA: Në Kosovë të parandalohet ekstremizmi religjioz


Pamje e Nju Jorkut

Pamje e Nju Jorkut

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) u ka bërë thirrje popullit dhe institucioneve të Kosovës që të punojnë së bashku për “parandalimin e ekstremizmit religjioz nga vënia e rrënjëve në vend”.

Mëtutje, në njoftimin e këtij këshilli theksohet se “si pjesëtarë të diasporës, “ne kemi krenari të madhe për kulturën tonë shqiptare, që në mënyrë unike i respekton dhe i nderon të gjitha religjionet” dhe shton se

“duke e avancuar jotolerancën religjioze dhe udhëtimin në vendet e jashtme për t’iu bashkuar grupeve të dhunshme ekstremiste, shkon kundër themelit të vlerave tona shqiptare”.

Pastaj Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, me seli në Shtetet e Bashkuara, e lavdëron qeverinë e Kosovës për ndërmarrjen e aksioneve juridike kundër luftëtarëve të jashtëm të dyshuar dhe për promovimin e dialogut ndërfetar, dhe kërkon nga të gjithë shtetasit e Kosovës, të qëndrojnë kundër urrejtjes, terrorizmit dhe ekstremizmit, dhe të shprehen kundër çfarëdo përpjekjeje nga grupet ekstremiste për ta kufizuar shprehjen e lirë, e veçanërisht në rastin e gazetarit kosovar, Visar Duriqi.

XS
SM
MD
LG