Ndërlidhjet

Pakistan: Nga të reshurat e mëdha – së paku 110 të vdekur


Pamje nga vërshimet e mëdha në qytetin Lahore në Pakistan
Pamje nga vërshimet e mëdha në qytetin Lahore në Pakistan

Zyrtarët në Pakistan thonë se së paku 110 njerëz e kanë humbur jetën nga reshjet e mëdha dhe vërshimet.

Zëdhënësi i Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin e Krizave, Ahmad Kamal, tha sot se 61 vetë kanë vdekur në provincën lindore Punxhab, prej së enjtes, 38 të tjerë vdiqën në pjesën pakistaneze të Kashmirit, ndërsa 11 në provincën Gilgit Baltistan.

Autoritetet kanë shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet, derisa parashihet se do të ketë më tepër të reshura për ditët e ardhshme.

Pakistani, sikur India fqinje, kanë probleme të mëdha me vërshimet gjatë sezonit vjetor të reshjeve të mëdha.

Në vitin 2010, nga vërshimet e mëdha në Pakistan, kanë vdekur afro 1700 vetë.

XS
SM
MD
LG