Ndërlidhjet

Thaçi e cilëson shantazh pretendimin e "Bllokut"


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Partia Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj, Hashim Thaçi, i konsideron si jokushtetuese pretendimet e bllokut të partive, LDK, AAK dhe Nisma, për marrjen nën drejtim të institucioneve të reja të Kosovës.

Pas një takimi që kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, zhvilloi me kryetarët e degëve, është lëshuar edhe një deklaratë me shkrim, ku thuhet se në takim është rikonfirmuar gatishmëria e plotë për themelimin e institucioneve shtetërore, në pajtueshmëri me rezultatin zgjedhor, legjitimitetin qytetar dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese.

"Për Partinë Demokratike të Kosovës është e papranueshme qasja e atyre që po tentojnë me çdo mjet dhe në mënyrë kundërkushtetuese, joinstitucionale dhe jodemokratike, të tjetërsojnë rezultatin zgjedhor dhe të mbajnë peng shtetin, duke bllokuar themelimin e institucioneve demokratike", thuhet në deklaratën e liderit të PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës, vijon deklarata, nuk do të heq dorë nga besimi që ka marrë për të qeverisur me vendin.

"Shantazhet dhe kërcënimet e liderëve të frustruar të bllokut humbës, do ta marrin përgjigjen meritore, politike dhe qytetare, në çdo kohë dhe rrethanë", thuhet në këtë deklaratë.

XS
SM
MD
LG