Ndërlidhjet

Kompania Alibaba planifikon paraqitje të fuqishme në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Kompania kineze në Internet, Alibaba, planifikon debutim rekord prej 24 miliardë dollarësh në bursën e Shteteve të Bashkuara.

Kjo kompani, që synon të jetë rivale e Amazon.com dhe eBay për shitje globale, planifikon të ofroj 320 milionë aksione, gjatë këtij muaji, me një çmim prej 60 dhe 66 dollarësh amerikanë.

Duke pasur parasysh se ajo e ofron vetëm një pjesë të kompanisë në bursë, çmimet publike të ofruara do t’i japin asaj vlerën totale në treg prej 163 miliardë dollarësh.

Për krahasim, kompania me seli në Shtetet e Bashkuara, Apple, është më e vlefshmja në botë me 592 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG