Ndërlidhjet

Chuck Hagel e viziton Gjeorgjinë


Chuck Hagel

Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, parashihet që ta vizitoj Gjeorgjinë këtë fundjavë.

Pritet që ai nesër do të arrijë në kryeqytetin Tbilisi, pas Uellsit, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, në të cilin u diskutua kriza në Ukrainë dhe lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ministri i mbrojtjes i Gjeorgjisë, Irakli Alasania, i ka thënë agjencisë Reuters, gjatë samitit të NATO-s, se vizita e zotit Hagel paraqet demonstrim të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Gjeorgjinë.

Gjeorgjia shpreson të anëtarësohet në NATO, megjithë kundërshtimet e fuqisjhme nga ana e Rusisë.

XS
SM
MD
LG