Ndërlidhjet

Presidentët e Ukrainës dhe Rusisë biseduan për armëpushim


Petro Poroshenko (majtas) dhe Vladimir Putin
Petro Poroshenko (majtas) dhe Vladimir Putin

Kievi thotë se presidentët e Ukrainës dhe të Rusisë kanë vërtetuar se armëpushimi në pjesën lindore të Ukrainës në masë të madhe po respektohet.

Zyra e presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, ka njoftuar sot se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar lidhur me mënyrat për mbajtjen e armëpushimit, i cili filloi dje, dhe që ai të jetë i gjatë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se tash është me rëndësi që të filloj puna në zgjidhjen aftagjate të konflikit, që ka filluar në muajin prill, dhe nga i cili janë vrarë më se 2600 vetë.

Separatistët thanë se marrëveshja për armëpushim nuk e ka ndryshuar politikën e tyre se dëshirojnë shkëputje nga Ukraina.

Vendet perëndimore, që e akuzojnë Rusinë se po i mbështet separatistët me ushtarë dhe armatim, ishin skeptike lidhur me marrëveshjen për armëpushim.

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat se është e përzier direkt në këtë konflikt.

XS
SM
MD
LG