Ndërlidhjet

Rusi: Rihapet Baza në Arktik


Pmaje e një nëndetëseje atomike ruse
Pmaje e një nëndetëseje atomike ruse

Rusia e ka dërguar një grup të anijeve në Arktik, me qëllim që ta ripërtrijë bazën detare të Flotës Veriore.

Mediat ruse raportojnë se dy luftanije sulmuese dhe një nëndetëse, të vendosura afër kufirit norvegjez, janë nisur gjatë ditës së sotme.

Në këto anije gjenden ushtarët dhe pajisjet e bazës ushtarake nga periudha sovjetike, në pjesën lindore të Ishujve të Ri Siberian.

Për disa pjesë të lundrimit do të shfrytëzohen edhe akullthyesit.

Para një viti, me 10 anije ishin transportuar pajisjet e para dhe furnizimet për rindërtimin e bazës, që ishte braktisur në vitin 1993.

Rusia po e forcon praninë e saj detare në Arktik, derisa vendet e tjera, siç janë Kanadaja dhe Norvegjia, po synojnë të pretendojnë në pasuritë e begatshme natyrore.

XS
SM
MD
LG