Ndërlidhjet

Siri: Aeroplanët luftarakë qeveritarë i sulmuan militantët


Ilustrim
Ilustrim

Aktivistët sirianë thonë se forcat qeveritare të Sirisë kanë ndërmarrë sulme ajrore kundër një kampi stërvitor dhe një furre, të militantëve të Shtetit Islamik, në pjesën verilindore të këtij vendi, duke i vrarë së paku 25 vetë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka njoftuar sot se gjatë sulmeve ajrore në qytetin Raqqa janë vrarë civilët dhe militantët.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka konfirmuar se ka pasur “operacione të armatës kundër organizatave terroriste”, që ishin kryer në gjithë provincën Raqqa.

Me këtë rast, sipas kësaj agjencie, ishte “eliminuar një numër i konsiderueshëm i terroristëve dhe janë shkatërruar municione dhe armatime të militantëve të Shtetit Islamik”.

Militantë e Shtetit Islamik kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriore të Sirisë dhe në pjesën perëndimore e veriore të Irakut, ndërsa muajin e kaluar i kanë dëbuar nga provinca Raqqa, forcat lojale ndaj presidentit t Sirisë, Bashar al-Assad.

Prej atëherë, Damasku i ka lansuar disa sulme ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG