Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Gazetari e ka identifikuar rrëmbyesin e tij në Siri


Policia e kishte bllokuar hapësirën rreth Muzeut Hebre në Bruksel pas sulmit më 24 maj të këtij viti

Policia e kishte bllokuar hapësirën rreth Muzeut Hebre në Bruksel pas sulmit më 24 maj të këtij viti

Gazetari francez, Nicolas Henin, që ishte mbajtur i zënë peng nga militantët islamikë në Siri, thotë se njëri nga rrëmbyesit e tij ishte një francez, i dyshuar për vrasjen e katër njerëzve në Muzeun Hebre në Bruksel, më herët këtë vit.

Revista franceze, Le Point, e ka cituar reporterin Henin që ka thënë se personi Mehdi Nemmouche, ishte njëri nga rrëmbyesit e tij, ndërmjet korrikut dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

Henin ishte liruar në muajin prill të këtij viti, së bashku me tre gazetarë francezë, që ishin mbajtur të zënë prej qershorit 2013.

Personi Nemmouche, shtetas francez me origjinë nga Algjeria, ishte arrestuar në Francë, pak kohë pas sulmit në Bruksel, në muajin maj.

Ai është ekstraduar në Belgjikë, ku po mbahet në arrest, para se të paraqitet në gjykatë më 12 të këtij muaji.

Sulmi në Bruksel i kishte shtuar shqetësimet në mesin e qeverive evropiane se shtetasit evropianë, që u janë bashkuar militantëve në Siri, mund të kthehen për të ndërmarrë sulme në vendet e tyre.

XS
SM
MD
LG