Ndërlidhjet

NATO: Ushtrimet në Letoni në lidhje me “agresionin” rus


Ilustrim
Ilustrim

NATO-ja ka mbajtur dje ushtrime ushtarake në Letoni, derisa aleanca shprehet e përkushtuar për t’i mbrojtur shtetet baltike të ballafaquara me fqinjin e vet, Rusinë, që është gjithnjë e më agresive.

Në ushtrimet në Letoni, në të cilat morën pjesë afro 500 ushtarë, së bashku me qindra makina dhe aeroplanë, është simuluar vendosja e pjesëtarëve dhe pajisjeve të NATO-s, në një vend tjetër në situatë të krizës.

Ministri i mbrojtjes i Letonisë, Raimonds Vejonis, e ka lidhur këtë ushtrim me krizën në Ukrainë, duke thënë se “Rusia e ka injoruar të drejtën ndërkombëtare dhe e ka definuar vetveten si agresor”.

Deri më 10 të këtij muaji, në Gjermani, Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, afro 2 mijë ushtarë nga nëntë vende po zhvillojnë ushtrime ushtarake.

Liderët e NATO-s në samitin e Uellsit, para dy ditësh, janë pajtuar për formimin e një force të re për reagim të shpejtë dhe për t’i intensifikuar ushtrimet në Evropën Lindore, në përgjigjje të aksioneve të Rusisë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG