Ndërlidhjet

OKB: Vrasja e gazetarit Sotloff – rrënqethëse


Pamje nga një seancë e mëhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Pamje nga një seancë e mëhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë e ka dënuar fuqishëm vrasjen e gazetarit amerikan, Steven Sotloff, nga militantët e Shtetit Islamik, duke e cilësuar si vrasje “rrënqethëse dhe qyqare” dhe është konstatuar se këtij grupi të militantëve duhet t’i shkaktohet disfatë.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit përsëri janë shprehur se ISIL-it duhet t’i shkaktohet disfatë dhe kjo jotolerancë, dhunë dhe urrejtje, që e ka përvetësuar, duhet të shkatërrohet”, thuhet në deklartën e përbashkët unanime të 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

Mëtutje, në deklaratën e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është thënë se “aktet e këtilla barbare të kryera nga ISIL, nuk i frikësojnë ato, por e forcojnë vendosmërinë e tyre se duhet të ketë përpjekje të përbashkëta në mesin e qeverive dhe institucioneve, përfshirë ato në rajon, që janë më së tepërmi të prekura, për ta kundërshtuar ISIL-in, Frontin Al-Nusra, dhe të gjitha grupet e tjera individuale dhe entitetet e ndërlidhura me al-Kaidën”.

Gazetari amerikan, Steven Sotloff, 31 vjeçar, është vrarë me heqje koke nga militantët e Shtetit Islamik në fillim të kësaj jave.

Ai ishte rrëmbyer më 4 prill të vitit të kaluar, në Alepo të Sirisë, raporton AFP nga Nju Jorku.

XS
SM
MD
LG