Ndërlidhjet

AI: Dëshmi në rritje për krime lufte në Urakinë


Organizata Amnesty International (AI) thotë se ka “dëshmi në rritje” se milicitë proqeveritare në Ukrainë dhe forcat separatiste janë përgjegjëse për krime të luftës në pjesën lidnore të këtij vendi.

Duke i dokumentuar incidentet e “sulmeve joproporcionale me predha, rrëmbimet, torturën dhe vrasjet”, kjo organizatë me seli në Londër, ka njoftuar sot se të gjitha palët në luftë kanë treguar “mospërfillje për jetët e civilëve”.

Kjo deklaratë ishte përgatitur para arritjes së armëpushimit para dy ditësh.

Studiuesja e organizatës Amensty International, Heather McGill, i tha Radios Evropa e Lirë, se Rusia e kishte nxitur konfliktin duke i furnizuar separatistët prorusë me armatim dhe mbështetje tjetër.

Rusia vazhdimisht i ka hedhur poshtë pohimet për involvimin e saj në konfliktin në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG