Ndërlidhjet

Hagel: Sulmet kanë filluar me kërkesë të Irakut


Chuck Hagel
Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, tha sot se Shtetet e Bashkuara i kanë filluar sulmet ajrore afër pendës strategjike Hadita në Irak, që ishte nën kërcënim nga militantët e Shtetit Islamik, prej muajit qershor.

Zoti Hagel precizoi se sulmet, që e kanë zgjeruar fushatën ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik, ishin lansuar me kërkesë të qeverisë së Irakut.

Sipas tij, penda është “kapacitet me rëndësi kritike në Irak”.

Mëtutje, zoti Hagel theksoi:

“Nëse kjo pendë do të binte në duart e ISIL-it ose nëse kjo pendë do të shkatërrohej, dëmi që do të shkaktohej do të ishte shumë domethënës”, tha Chuck Hagel, në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku ka arritur për vizitë.

XS
SM
MD
LG