Ndërlidhjet

Thaçi: 7 shtatori – datë e vetëdijes shtetformuese të Kosovës


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se në ditën e sotme, në vitin 1990, “u shpreh vullneti politik i popullit të Kosovës, me shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës” në Kaçanik.

Mëtutje, në rrjetin Facebook, ai ka shkruar se kjo ishte bërë duke u bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut 1990.

“Ky akt i guximshëm u mirëprit gjerësisht nga qytetarët e Kosovës, të cilët me mund dhe sakrifica të parreshtura arritën ta çlirojnë Kosovën, dhe ëndrrën e shumë brezave e bën realitet më 17 shkurt 2008”, theksoi Thaçi, dhe konstatoi se “Dita e Kushtetutës së Kaçanikut është datë e rëndësishme e vetëdijes shtetformuese të Kosovës”.

XS
SM
MD
LG