Ndërlidhjet

logo-print

Militantët e vranë me prerje koke një ushtar libanez


Pamje nga luftimet e forcave kurde në Irak kundër militantëve të Shtetit Islamik

Pamje nga luftimet e forcave kurde në Irak kundër militantëve të Shtetit Islamik

Militantët e Shtetit islamik e kanë vrarë me prerje koke një ushtar libanez, tregojnë pamjet e publikuara në Internet.

Ky është ushtari i dytë libanez që është vrarë nga militantët, prej se ata e kishin sulmuar qytetin kufitar Arsal, në Liban, muajin e kaluar.

Të dy ushtarët e vrarë dhe 17 të tjerë, ishin të zhdukur prej sulmit në Arsal, nga një grup, ku ishin të përfshirë edhe militantët e Shtetit Islamik.

Militantët e Shtetit Islamik në mënyrë rutinore i vrasin njerëzit me prerje koke, që i shohin si armiq të tyre dhe aktualisht në këtë mënyrë i kanë vrarë edhe dy gazetarë amerikanë.

XS
SM
MD
LG