Ndërlidhjet

Iran: Arrestohet ukrainasi i dyshuar për “sabotim” atomik


Pamje nga kapaciteti atomik Iranian Bushehr

Pamje nga kapaciteti atomik Iranian Bushehr

Gazeta iraniane Hamshahri raporton se autoritetet e Iranit e kanë arrestuar një shtetas të Ukrainës, për shkak se është i dyshuar për sabotim në centralin atomik iranian, Bushehr.

Gazeta ka raportuar sot se “eksperti ukrainas” ishte i ndërlidhur me një kontraktor rus që punon në Bushehr.

Raporti nuk e elaboron periudhën ose natyrën e sabotimit të dyshuar.

Për një kohë të gjatë Irani i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, se punonin në sabotimin e programit iranian atomik, për të cilin Teherani insiston se në tërësi u shërben qëllimeve civile dhe paqësore.

Vendet perëndimore dhe Izraeli kanë dyshime se Irani në mënyrë sekrete po përpiqet të zhvilloj armatimin atomik.

XS
SM
MD
LG