Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Planifikohet shpallja e strategjisë kundër militantëve


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se në fjalimin e tij më 10 të këtij muaji, do ta shpallë strategjinë për ofensivën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ky njoftim u bë sot, kur Shtetet e Bashkuara e kanë zgjeruar fushatën e sulmeve ajrore kundër militantëve sunitë në Irak, duke i bombarduar luftëtarët e këtij grupi, që i kanë rrethuar forcat qeveritare të Irakut në pendën strategjike Hadita, në provincën Anbar.

Trupat qeveritare irakiane dhe luftëtarët e milicive aleate, njëherësh, kanë ndërmarrë ofensivë afër vendit Hadita, duke e marrë kontrollin ndaj qytetit Barvana nga militantët, në një largësi 10 kilometra në jug nga penda.

Guvernatori i provincës Anbar, Ahel al-Dulaimi, ishte plagosur seriozisht nga një granatë, derisa e kishte vizituar qytetin Barvana, pak kohë pasi militantët ishin dëbuar.

Në muajin gusht, zoti Dulaimi tha se ai kishte kërkuar dhe siguruar mbështejte të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër militantëve në provincën Anbar.

XS
SM
MD
LG