Ndërlidhjet

Afganistan: Për 7 vetë - dënime me vdekje për dhunim grupor


Pamje nga procesi i sotëm gjyqësor në Kabul

Pamje nga procesi i sotëm gjyqësor në Kabul

Një gjyq në Afganistan i ka dënuar shtatë vetë me vdekje për dhunim grupor të katër femrave, në një rast që ka shkaktuar tmerr në gjithë këtë vend.

Të shtatë personat sot janë shpallur fajtor për rrëmbim dhe sulm ndaj anëtarëve femëror të një grupi, që po kthehej në kryeqytetin Kabul, nga një dasmë në periferi të tij, në muajin gusht.

Ky rast ka shkaktuar protesta të ashpra jashtë gjykatës në Kabul, derisa vazhdonte procesi dhe ai transmetohej direkt në televizionin afgan.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se shumë raste të dhunimit në Afganistan kurrë nuk janë raportuar për shkak se konsiderohet se viktima e dhunimit është e pandershme.

Po ashtu, sipas ligjit të Sheriatit, viktimat duhet t’i kenë katër dëshmitarë për ta provuar krimin ose, në të kundërtën, ato mund të akuzohen me tradhëti bashkëshortore.

Por, në rastin e përshkruar, viktimat ishin inkurajuar nga familjet e tyre për të kërkuar drejtësi.

Disa viktima kanë dëshmuar të veshura me ferexhe.

XS
SM
MD
LG