Ndërlidhjet

K. Veriore: Amerikani paraqitet në gjykatë javën e ardhshme


Njëri nga tre amerikanët që mbahet në Korenë Veriore është edhe misionari Kennneth Bae

Njëri nga tre amerikanët që mbahet në Korenë Veriore është edhe misionari Kennneth Bae

Autoritetet në Korenë Veriore kanë shpallur sot se njëri prej tre shtetasve amerikanë të arrestuar në këtë vend, javën e ardhshme do të paraqitet në gjykatë.

Në deklaratën e transmetuar nga mediat shtetërore, nuk përmendet se me çfarë akuzash ballafaqohet amerikani 26 vjeçar, Mathew Miller, i cili është nga qyteti Bakersfield në Kaliforni.

Ai ishte arrestuar në muajin prill, pasi e kishte grisur vizën e tij, me të arritur në Korenë Veriore, që është vend i izoluar komunist.

Amerikani tjetër, që mbahet në këtë vend, është Jeffrey Fowle, që ishte arrestuar në muajin maj, pasi e kishte lënë një Bibel në një restorant në qytetin port, Chongjin.

Shtetasi i tretë amerikan është misionari, Kenneth Bae, që mbahet prej dhjetorit të vitit 2012 dhe aktualisht po e vuan dënimin prej 15 vitesh punë të rëndë për krimet, për të cilat Koreja Veriore thotë se kishin të bënin me komplot për ta përmbysur regjimin.

XS
SM
MD
LG