Ndërlidhjet

Hagel: Agresioni në Ukrainë, e forcon lidhjen me Gjeorgjinë


Chuck Hagel
Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, thotë se “agresioni i paturpshëm i Rusisë në Ukrainë” ka ndikuar që Shtetet e Bashkuara dhe Gjeorgjia të përkushtohen për ndërtimin e lidhjeve më të fuqishme ushtarake.

Duke folur sot në kryeqytetin Tbilisi, pas takimit me ministrin e mbrojtjes së Gjeorgjisë, Irakli Alasania, zoti Hagel ka vlerësuar se samiti i NATO-s në Uells, që posa ka përfunduar, ishte “një kthesë e madhe për përpjekjet e Gjeorgjisë për anëtarësim” në aleancë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Gjeorgjinë për t’i plotësuar synimet për anëtarësim në NATO, dhe është shprehur se “thellimi i lidhjeve ndërmjet NATO-s dhe Gjeorgjisë, është veçanërisht i rëndësishëm, duke pasur parasysh aksionet e rrezikshme dhe të papërgjegjësi” të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Hagel dhe Alasania, po ashtu, kanë diskutuar për hapat lidhur me shitjen e helikopterëve Blackhawk në Gjeorgji.

XS
SM
MD
LG