Ndërlidhjet

BE pritet të miratojë sanksione të reja anti-ruse


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian pritet të miratojë formalisht rrethin e katërt të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për masat e reja më 5 shtator, në margjina të samitit të NATO-s në Uells.

Vendimi ka ardhur disa orë pasi Kievi dhe rebelët pro-rusë janë pajtuar për armëpushim, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit pesëmujor, i cili ka vrarë rreth 2,600 njerëz në lindje të Ukrainës.

Bashkimi Evropian ka thënë se sanksionet e reja mund të pezullohen nëse Rusia respekton kushtet e armëpushimit dhe tërheq trupat e saj.

XS
SM
MD
LG