Ndërlidhjet

Një meteor i vogël godet Nikaraguan


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Nikaragua kanë thënë se një meteor i vogël ka goditur vendin e tyre.

Sipas tyre, meteori ka qenë “relativisht i vogël” dhe “duket se ka ardhur nga një asteroid që ka qenë duke kaluar pranë tokës”.

Meteori ka lënjë një gropë në një zonë të pyllëzuar pranë aerportit ndërkombëtar të Managuas.

Ai ka pasur një rreze prej 12 metrash dhe thellësi prej pesë metrash.

Vetëm gazetarët nga mediat shtetërore janë lejuar të vizitojnë lokacionin.

XS
SM
MD
LG