Ndërlidhjet

Liga Arabe do të luftojë militantët e Shtetit Islamik


Militantë të Shtetit Islamik
Militantë të Shtetit Islamik

Liga Arabe është zotuar se do të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Gjatë takimit në Kajro, ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe kanë dhënë miratimin e tyre për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila u bën thirrje vendeve anëtare që të veprojnë për të ndaluar rrjedhën e luftëtarëve të huaj, financimin dhe mbështetjen tjetër për grupet ekstremiste islamike në Irak dhe Siri.

Në anën tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se do të mbajë një fjalim më 10 shtator, gjatë të cilit do të bëjë publike strategjinë e tij kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG