Ndërlidhjet

Talibanët vrasin një shef të policisë në Afganistan


Afganistan
Afganistan

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë shefin e policisë së qarkut dhe dy roje të tij në Kandahar të Afganistanit.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Samim Khepolwak, ka thënë se bomba ka vrarë shefin e policisë, Abdul Hanaf, dhe rojet e tij, brenda selisë së policisë në qarkun Arghistan.

Gjashtë policë të tjerë janë plagosur në sulm.

Përgjegjësinë për të e kanë marrë talibanët.

XS
SM
MD
LG