Ndërlidhjet

KE kritikon Bakunë për të drejtat e njeriut


Nils Muiznieks
Nils Muiznieks

Komisionari për të drejta të njeriut i Këshillit të Evropës ka kritikuar ashpër autoritetet e Azerbajxhanit për mosrespektim të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

Nils Muiznieks i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “arrestimet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut” janë rritur dukshëm muajt e fundit.

Ai ka thënë se situata është “krejtësisht e papranueshme” dhe bie ndesh me obligimet që ka marrë Azerbajxhani kur i është bashkuar Këshillit Evropian të të Drejtave të Njeriut.

Muiznieks ka përmendur disa raste, në të cilat gazetarët dhe blogerët azerbajxhanas, kritikë të autoriteteve, janë arrestuar, ndjekur penalisht ose keqtrajtuar.

“Ata pak zëra kritikë që janë ende jashtë objekteve të paraburgimit përballen me presion në rritje dhe shpesh detyrohen të lënë vendin”, ka thënë Muiznieks.

XS
SM
MD
LG