Ndërlidhjet

Al Shabab emëron udhëheqës të ri


Pjesëtarë të grupit Al Shabab
Pjesëtarë të grupit Al Shabab

Rebelët e grupit islamik në Somali, Al Shabab, kanë shprehur besnikërinë e tyre për udhëheqësin e ri dhe kanë riafirmuar aleancën me Al Kaidën.

Grupi ka zgjedhur udhëheqës të ri, Ahmed Umar Abu Ubaida.

Paraardhësi i tij, Ahmed Godane, është vrarë më 1 shtator nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara.

Grupi Al Shabab përpiqet të imponojë Ligjin e Sheriatit në Somali.

Ai ka humbur kontrollin e kryeqytetit Mogadishu, në luftë me forcat afrikane në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG