Ndërlidhjet

Zvicra diskuton për t'i dhënë azil spiunazhit Edward Snowden


Edward Snowden

Edward Snowden

Zyrtarët zviceranë po debatojnë nëse i arratisuri amerikan Edward Snowden, mund të marrë azil, në mënyrë që të dëshmojë gjatë hetimeve të shtetit, për spiunazh kundër Zvicrës.

Gazeta zvicerane, le Matin DIMANCHE ka bërë të ditur me 7 shtator , se zyra Federale e Prokurorit të Përgjithshëm ka kërkuar ndihmë ligjore në lidhje me atë, nëse Snowden do të ketë imunitet nga kërkesa e SHBA-së për esktradim.

Marcel Bosonnet, avokat zviceran që përfaqëson Snowden’in, ka thënë për gazetën zvicerane se klienti i tij i cili për momentin gjendet në Rusi, ka kërkuar që të dërgohet në Zvicër.

Zyra e Prokurorit Gjeneral ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.

Snowden ka nxjerr në shesh qindra dokumente lidhur me shtirjen e veprimtarive të Inteligjencës amerikane, duke përfshirë edhe në Evropë.

XS
SM
MD
LG