Ndërlidhjet

Shpërthim në ndërtesën me refugjatë në Azerbejxhan


Ilustrim
Ilustrim

Një shpërthim ka shkatërruar pjesërisht një ndërtesë në Azerbajxhan, me ç’rast janë raportuar tre persona të zhdukur.

Nuk është sqaruar arsyeja që ka shkaktuar shpërthimin në qytetin lindor të Xirdalan’it, por zyrtarët thonë se një prej arsyeve mund të jetë rrjedhja e gazit.

Tetë persona, disa prej tyre fëmijë, janë dërguar në spital pasi që janë nxjerrë nga ndërtesa. Ndërsa zyrtarët thonë se janë në kërkim edhe të tre personave të tjerë, që rezultojnë të zhdukur.

Në këtë ndërtesë kanë jetuar refughatë nga Azerbejxhani, të cilët kanë ardhur prej vendeve që janë pushtuar nga forcat Armene.

XS
SM
MD
LG