Ndërlidhjet

logo-print

Qindra të vdekur e mijëra të rrezikuar nga vërshimet në Kashmir


Ilustrim

Ilustrim

Forcat Indiane dhe Pakistane po përpiqen që të shpëtojnë mijëra bonorë, ku si pasojë e vërshimeve kanë humbur jetën më së paku 320 njerëz, ndërsa me dhjetëra mijëra kanë humbur shtëpitë, në një rajon të konstestuar në Kashmir.

Banorët po kërkojnë ndihmë, ndërsa po qëndrojnë nëpër kulmet e shtëpive të tyre tw mbushura me ujë, një një pjesë të Indisë e cila administrohet nga Kashmir’i. Aty ku reshjet e pandërpera të shiut për 6 ditë, kanë shkaktuar vërshimet më të këqija të 50 viteve të fundit.

Zyrtarë të Pakistanit thonë se rreth 500 fshatra janë prekur nga vërshimet, ndërsa makinat dhe bagëtitë i ka marrë uji.

Dy kryeministrat, ai i Indisë dhe Pakistanit, i kanë ofruar ndihmë njëri tjetrit për të sanuar dëmet e shkaktuara.

India dhe Pakistani kanë zhvilluar tri luftëra me njëra tjetrën, për shkak pjesës së kontestuar të Kashmir-it.

XS
SM
MD
LG