Ndërlidhjet

10 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në Bagdad


Ilustrim
Ilustrim

Më së paku 10 persona kanë vdekur nga një sulm vetëvrasës, shkaktuar nga militantët e Shtetit Islamik, në veri të Bagdadit.

Shpërthimi është shkaktuar nga eksplozivët e vendosur në një makinë.

Policia ka njoftuar se përveç të vdekurve, shpërthimi ka plagosur edhe 30 të tjerë, në vendin e quajtur Duluiyah.

Duluiyah, gjendet rreth 80 kilometra larg kryeqytetit të Irakut, i cili ishte pushtuar nga militantët e Shtetit Islamik dhe mbajtur për dy ditë pak muaj më parë, derisa janë larguar.

Militantët e Shtetit Islamik, kanë dështuar për të dytën herë përr të zaptuar këtë qytet.

Tashmë, militantët, kanë marrë nën kotrollë shumicën e vendeve në veri dhe perënëdim të Irakut.

Forcat e sigurisë së Irakut, forcat Shiite, dhe Kurdët, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG