Ndërlidhjet

Të maskuar e armatosur plaçkisin 5 kilogramë ari në Kirgistan.


Ilustrim
Ilustrim

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur mbi 5 kilogramë ari, në një kompani në Kirgistan, njoftojnë autoritetet e vendit.

Zyrtarët e rendit kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se grabitja ka ndodhur në orët e vona më 7 shtator në kooporatën e minierave të arit në Fonta, që gjendet në rajonin jugor të Kirgistanit, i quajtur Jalal – Abad.

Ata kanë njoftuar se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë në rojën e sigurisë dhe kanë rrahur dy rojet tjerë.

Roja i plagosur me armë, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vlera e arit të vjedhur është më shumë se 6.3 milion dollarë.

XS
SM
MD
LG