Ndërlidhjet

E arrestojnë pse përshëndeti një lider të Krimesë


Mustafa Dzhemilev, udhëheqës i tatarianëve në Krime
Mustafa Dzhemilev, udhëheqës i tatarianëve në Krime

Policia në Krime ka arrestuar një blogere të njohur, që ka kritikuar fuqishëm aneksimin e Rusisë të gadishullit nga Ukraina.

Yelizaveta Bohutskaya ka qenë kontribuese në deskun e Krimesë për radion Evropa e Lirë, nën emrin Liza Bohutski.

Burri i saj, Oles Bohutskky, ka thënë për radion Evropa e Lirë se apartamenti i tyre në Simferopol është kontrolluar nga policia të shoqëruar nga forcat e sigurisë të pajisur me armë.

Ai tha se, policia u kishte thënë se apartamenti po i’u kontrollohet për shkak se Bohutskaya ka qenë një prej personave që në muajin maj, ka përshëndetur liderin e tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev, derisa ishte afër kufirit administrativ mes Krimesë dhe Ukrainës kontinentale.

Rusia ka ndaluar Dzhemilev’in nga Krimea ndërsa rreth 100 persona që e kanë përshëndetur atë në muajin maj, po hetohen.

Policia ka kërkuar për drogë, armë dhe ‘libra të ndaluar’ në shtëpi të Bohutskaya’s. Ajo vetë është arrestuar, ndërsa kompjuterin, disqet kompjuterike, kamerat dhe pajisjet tjera i janë konfiskuar.

XS
SM
MD
LG