Ndërlidhjet

logo-print

BE vazhdon me sanksione ndaj Rusisë


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Zyrtarja për informim e Komisionit Evropian, Pia Hansen ka njoftuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë me implementimin e vendosjës së sanksioneve të reja ndaj Rusisë, për shkak rolit të saj në konfliktin e Ukrainës, pavarësisht që ky vend ka propozuar për armëpushim.

Zyrtarë të BE-së, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se sanksionet do të miratohen menjëherë, përmes një procedurë të nënshkruar.

Hansen ka shtuar se sanksionet do të fillojnë menjëherë pas publikimit të zyrës së BE-së, më 9 shtator.

Mbi sanksionet ndaj Rusisë është vendosur nga përfaqësues të BE-së, derisa po mbahej samiti i NATO-s në Uells më 5 shtator.

Bashkimi Evropian pati thënë se sanksionet ndaj Rusisë mund të pezullohen nëse Moska zbaton armëpushimin, dhe largon trupat e saj nga territori i Ukrainës.

Ministrja e Jashtme e Rusisë, tani thotë ka thënë se ky vend mund të merr vendime të papritshme, nëse BE implementon sanksionet.

XS
SM
MD
LG