Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dhe SHBA-të, bisedojnë për armët bërthamore


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë rusë dhe amerikanë, do të takohen në Moskë më 11 shtator për të diskutuar traktatin e vitit 1987 të kontrollit të armëve bërthamore, e ardhmja e të cilave mund të vihet në dyshim.

Shtetet e Bashkuara dhe Unioni Sovjetik kanë nënshkruar një traktat të tillë, i njohur si Traktati INF, afër fundit të Luftës së Ftohtë.

Por tani Moska dhe Uashingtoni kanë vu në pikëpyetje angazhimin e tyre mbi këtë marrëveshjeje.

Uashington po e akuzon Rusinë që ka shkelur me dy sisteme të reja të raketave të lundrimit.

Në anën tjetër Rusia thotë se Shtetet e Bashkuara po e shkelin traktatin.

XS
SM
MD
LG